spot_img

Fjalimi në Parlamentin Europian, Vjosa Osmani tregon se çka do të flasë

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në 11:30 do ta mbajë një fjalim në Parlamentin Europian.

Osmani shkroi në Facebook se do të flasë për të arriturat e Kosovës dhe “të ardhmen evropiane të vendit tonë”.

“Sot, në orën 11:30, do t’i adresohem Parlamentit Evropian lidhur me të arriturat e Kosovës dhe të ardhmen evropiane të vendit tonë”, shkroi ajo.

“Fjalimin mund ta ndiqni live këtu në Facebook dhe në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian”, shtoi presidentja.

“Evropa, shtëpia jonë”, shkroi Osmani mbrëmë në Facebook, pasi u raportua se BE-ja ka përgatitur sanksione ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave të ndërkombëtarëve nga ana e kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano konfirmoi të martën për Gazetën Express se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ua ka prezantuar shteteve anëtare masat që duhet të merren nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të ndërmerrë hapa për ta de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.

Ndërkaq mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u planifikua të mbahej sot në Gjakovë, u anulua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi kërkesën e tij për t’u takuar në një format më të ngushtë, për shkak të situatës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img