‘Garddiani’ i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriç do ta nisë sezonin e ri në Premierligë duke u përballur me ish-klubin e tij, Manchester City.
Kampioni anglez dhe evropian do të ketë punë me Burnleyn të premten e 11 gushtit në hapje të sezonit 2023/24 të Premierligës, ndërsa e veçantë kjo sfidë do të jetë edhe për trajnerin e Burnleyt, Vincent Kompany, i cili do të ketë punë po ashtu me ish-klubin e tij.
Newcastle do ta presë Aston Villën të shtunën mbrëma, kurse Tottenhami do të udhëtojë tek Brentfordi, shkruan “Gazeta Express”.
Mauricio Pochettino do ta nisë eksperiencën në Chelsea me derbin kundër Liverpoolit.
Ndërkaq, Mancheser United do të ketë punë me Wolverhamptonin në ndeshjen e së hënës.
Sezoni i ri i Premierligës do të mbyllet më 19 maj.
Siç dihet, kampion i Anglisë së fundmi u shpall Manchester City, ndërsa Arsenali u dorëzua në xhirot e fundit.
Orari i xhiros së parë të sezonit 2023/24 në Premierligë
E premte, 11 gusht
Burnley – Manchester City
E shtunë, 12 gusht
Arsenal – Nottingham Forest
Bournemouth – West Ham
Brighton – Luton
Everton – Fulham
Sheffield United – Crystal Palace
Newcastle – Aston Villa
E diel, 13 gusht
Brentford – Tottenham
Chelsea – Liverpool
E hënë, 14 gusht
Manchester United – Wolverhampton