spot_img

Aksion anti-drogë: I dyshuari shkel me veturë policen, përdoret arma e zjarrit

spot_img

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një aksion anti-drogë ku ka mbetur e lënduar rëndë një zyrtare policore.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, në tentim-ndalim të një veture, i dyshuari për t’i ikur kontrollin me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore.

Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar.

Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës). Rasti është duke u hetuar.

Në rastin e njëjtë në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një qese prej 6.7 gr marihuanë dhe 11 qese me 62 gram kokainë, një telefon, një pasaportë dhe 160 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka goditur zyrtaren policore me veturë ka ikur dhe është në arrati. Rasti është duke u hetuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img