Dy vëllezër mbetën të vrarë sonte në fshatin Madanaj të Gjakovës. Mësohet se viktimat janë Blerim dhe Haxhi Islamaj.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës tha për Indeksonline se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, ndërsa i dyshuari për vrasjen ndodhet në arrati.
”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, u shpreh ai.
Burime të Indeksonline tregojnë se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.