Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë.
Arrestimi i tij është bërë në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.
“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.
Vrasja e rëndë ka ndodhur të dielën në ora 20:20 dhe sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore.