Më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti theksoi se janë lënduar dy persona, njëri gjatë përleshjes kurse tjetri dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatarë, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo./Indeksonline/