Ndonëse i arrestuar fillimisht për dhunë në familje, i arrestuari dyshohet të ketë kryer një tjetër vepër. I njëjti është dërguar në paraburgim prej 48 orësh
Është arrestuar i dyshuari B.V nën dyshimin fillestar për dhunë në familje.
Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohej edhe për një vepër tjetër penale. Pas kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur mijëra euro pa ditur prejardhjen e tyre.
“Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore)”, thuhet në komunikatë.
Bazuar në këtë, i arrestuari dyshohet të ketë kryer veprën “Tregtia e ndaluar”.
Bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa paratë, i janë sekuestruar.
Hetime të tjera janë në proces.