Nënkampioni i Sllovakisë, FC DAC 1904 ka dorëzuar ofertë gjysmë milioni eurosh për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmanin.
Kështu ka raportuar sot “Kanal 10”. Sipas informacioneve FC DAC ka ofruar 500 mijë euro për të siguruar shërbimet e Rrahmanit.
22-vjeçari tash e dy sezone është futbollisti kyç i Ballkanit. Ai ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në kampionatin kosovar dhe në ndeshjet ndërkombëtare sezonin e kaluar.
Përpos nënkampionit sllovak për Rrahmanin janë interesuar edhe klube tjera evropiane.