spot_img

Mësohet vendndodhja aktuale e Thaçit, një ditë pasi Specialja ngriti aktakuzë ndaj tij

spot_img

Një ditë pas njoftimit për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Hashim Thaçi, ai vazhdon të ndodhet në Vjenë të Austrisë.

Kjo u konfirmua nga burime të Gazetës Sinjali brenda Presidencës.

Thaçi ka mbetur atje, pasi që pritet të kthehet në Kosovë pas anulimit të vizitës së tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takimin e 27 qershorit.

Zyra e Prokurorit Special dje njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK-së, Kadri Veselit, për 100 vrasje gjatë luftës.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.

Gazeta Sinjali ka pyetur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nëse presidenti Hashim Thaçi është intervistuar ndonjëherë nga Prokurori i Specializuar dhe se kur mund të konfirmohet aktakuza e ngritur ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Dhomat e Specializuara thanë se kjo është përgjegjësi e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar ka treguar afatin se kur mund të konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit

NGJARJE TË TJERA

spot_img