spot_img

Boiken Abazi për deputetët e PDK-së: Kriminelë ordinerë

spot_img

Seanca e djeshme e Kuvendit të Kosovës nisi si zakonisht, por normaliteti nuk zgjati shumë pasi deputetë të PDK-së dhe përfaqësues të qeverisë u kapën me grushte me njëri-tjetrin.

Kjo situatë u komentua gjerë e gjatë nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, nga të cilët kishte që mbronin njërën palë ose tjetrën, por kishte edhe të atillë që dënonin dhunën në përgjithësi.

Boiken Abazi, zyrtar i LVV-së në Shqipëri, ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitarëve të PDK-së, duke i quajtur ata “kriminelë ordinerë”.

“…Ndërsa Kamishin me kolegët e tij sot e pashë duke shfaqur dëshirën e madhe për të lënduar fizikisht, në mungesë të argumenteve dhe legjitimitetit… si kriminelë ordinerë, por nuk trembin më askënd”, shkroi Abazi në Facebook.

Ai pretendon se sulmi i djeshëm fizik në Kuvendin e Kosovës ishte i orkestruar, pasi, sipas tij, “duket qartë edhe Kamishi që vjen nga mbrapa linjës së dytë ose të tretë për të goditur me grusht, edhe pse nuk po i rrezikohej asnjë prej kolegëve”.

Abazi më tej thotë se deputetët e LVV-së në Kuvend “asnjëherë” kur kanë qenë në opozitë “nuk kanë shfaqur dëshirë dhe vullnet për të lënduar fizikisht kundërshtarët politikë, por maksimumi kanë dashur t’i detyrojnë ata të largohen nga salla, në mënyrë që mos të votoheshin ligje që dëmtonin shtetin e Kosovës”.

Sipas tij, “edhe kur janë përdorur vezë, gaz lotsjellës dhe sprej piperi, asnjëherë synimi nuk ka qenë lëndimi fizik i deputetëve të regjimit të vjetër, por largimi i tyre nga salla dhe mosvotimi në dëm të Kosovës, madje në shumicën e rasteve deputetët e LVV-së kanë pësuar edhe më shumë vetë fizikisht nga që kanë qëndruar më gjatë në sallë pas gazit lotsjellës…”, deklaroi Abazi. Klankosova

NGJARJE TË TJERA

spot_img