spot_img

Sekretari amerikan, Blinken thotë se Ukraina e ka rimarrë 50% të territorit që ishte nën pushtim të Rusisë

spot_img

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Ukraina e ka rimarrë gjysmën e territorit që Rusia e kishte në kontroll.

Blinken theksoi se Kievi u përball me një “një luftë shumë të vështirë” për të fituar më shumë.

“Tashmë është marrë rreth 50% e asaj që u kap fillimisht,” tha Blinken në një intervistë për CNN të dielën.

“Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërsulmit. Është e vështirë,” tha ai.

Shpresat se Ukraina mund t’i largojë shpejt forcat e Moskës nga territori i saj pas nisjes së një kundërofensive verore po zbehen, ndërsa trupat e Kievit luftojnë për të thyer pozicionet e vendosura ruse në jug dhe lindje të vendit.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky u citua të ketë thënë se përparimi kundër forcave ruse ishte “më i ngadalshëm seç dëshirohej”, shkruan Reuters.

NGJARJE TË TJERA

spot_img