spot_img

Protestohet me moton “Demokracia vdes në errësirë”

spot_img

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, protestojnë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Motoja e kësaj proteste është “Demokracia vdes në errësirë”.

Me fërshëllima dhe duke lënë pajisjet e xhirimeve në tokë protestuan para Qeverisë së Kosovës duke kërkuar që të mos preken mediat.

Naim Sadiku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se përmes protestës shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me pezullimin e licencës së Klan Kosova.

“Përmes kësaj proteste si AGK shprehem pakënaqësi per pezullimin e licencës për Klan Kosova. Gazetarët janë përballur me një fushatë të egër gjatë kësaj kohe nga partia në pushtet. Si AGK kërkojmë që gjykata ta trajton në mënyrë të drejtë këtë çështje”, ka theksuar ai.

Kësaj proteste iu bashkuan dhe një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të shoqërisë civile.

NGJARJE TË TJERA

spot_img