Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Viktima është A.G, 18-vjeçare.
E ndjera dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat dolën të jenë fatale për të.
18-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Sinjali