Ish-sekretari i FFK, avokati Taulant Hodaj vazhdon të përformojë lartë në profesionin e tij të ekspertit ligjor. Avokati, Hodaj, i cili ditëve të fundit u emërua konsull i Norvegjisë në vendin tonë, tani është angazhuar edhe nga Ministria e Drejtësisë së Gjermanisë.
Hodaj ka njoftuar se zyra e tij e avokatëve Hodaj & Partners, Law Firm ka pranuar lajmin që angazhimi i tij si avokat për Ministrinë e Drejtësisë të Gjermanisë ka rezultuar që avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin dhe ofrojnë këshilla juridike te caktuara edhe në Republikën Federale të Gjermanisë dhe anasjelltas.
Më tej Hodaj njofton “Që një kohë zyra jonë ka këshilluar Ministrinë e Drejtësisë së Gjermanisë mbi bazën ligjore ndaj këtij hapi, që avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin dhe ofrojnë këshilla juridike te caktuara edhe në Republikën Federale të Gjermanisë dhe anasjelltas.
Jemi falenderues që me këshillën tonë profesionale kemi inkurajuar Ministrinë e Drejtësisë së Gjermanisë të marrë këtë vendim. Poashtu jemi të gëzuar që kemi kontribuar në bashkëpunim ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Gjermanisë bazuar në këshillë profesionale.
Si avokatë, jemi entuziastë mbi rrugën përpara dhe ju dëshirojmë kolegëve tanë në Gjermani dhe Kosovë bashkëpunim të mirëfilltë në të ardhmen”.