Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga komuniteti shqiptar i cili jeton në Maqedoninë e Veriut të mos i besojë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili të premten zhvilloi një vizitë në Shkup e Tetovë, meqë sipas tij shefi i qeverisë së Kosovë është mashtrues.
“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës”, ka shkruar fillimisht Haradinaj në Facebook.
Sipas Haradinajt, Kurti pasi ka kuptuar që nuk po mund t’i mashtrojë kosovarët me rrugë e projekte, ka shkuar t’i mashtrojë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për rrugën Tetovë – Prizren.
“Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”.