Në Suharekë ka ndodhur një rast i mashtrimit, ku një personi i janë marrë para nga llogaria bankare dhe janë bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale YouTube dhe TikTok.
Dje në NLB Bankë në Suharekë, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij me datë 15.06.2023 kishte deponuar në bankë, një shumë parash prej 15000€ dhe sot kur ka qenë në bankë dhe ka kërkuar qarkullimin për llogari, aty ka rezultuar se nga data 06.07.2023 person-a të panjohur kishin bërë pagesa nga shtete të ndryshme për rrjete sociale You Tube dhe Tik Tok.
Rasti në procedurë hetimore.