Mbi vendin gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.