spot_img

Alarmuese/ 80 të hospitalizuar me meningjit, virusi i rrezikshëm që ka prekur Kosovën

spot_img

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se muaji korrik ka pasur një rritje të ndjeshme të personave të cilët janë paraqitur me meningjit.

Vishaj ma deklaruar se në Klinikën Infektive, numri i pacientëve ka arritur deri 48 për spitalizim, kryesisht nga mosha pediatrike.

“Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar me Meningjit akut gjithsej tetë pacientë, dy nga këta pacientë janë mosha pediatrike me meningjit viral dhe gjashtë me meningjit bakteror. Nga fillimi i viti 2023, e deri në qershor, janë spitalizuar gjithsej 38 pacientë me meningjit. Nga muaji korrik e deri më sot, kemi pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për spitalizim me meningjit viral te moshat pediatrike, gjithsej 43 pacientë. Kjo rritje ka karakter sezonal dhe është evidente edhe krahasuar me vitin paraprak” tha Vishaj.

Po ashtu, ai tha se infeksioni meningjit kërkon vëmendje të shtuar te popullata, derisa shtoi se Klinika Infektive në Prishtinë, ka kapacitet të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me meningjit.

Sipas tij, deri tani nuk ka pasur raste me fatalitet te pacientët me meningjit viral.

“Kemi pasur edhe 20 pacientë tjerë të moshave adulte të cilët janë trajtuar me formën e meningjitit bakteriorë. Kjo rritje e pranisë se infeksionit me meningiit viral që është prezentë, kërkon vëmendje të shtuar te popullata në përgjithësi dhe respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Klinika Infektive e mbështetur nga SHSKUK, ka kapacitetet e nevojshme për trajtim cilësore të meningjiteve në përgjithësi” ka shtuar Vishaj për KosovaPress.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale.

Ndërsa, siç njofton MSh-ja, rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije. Meningjiti trajtohet vetëm në spital.

NGJARJE TË TJERA

spot_img