Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Dobroshec të Drenasit dhe në Pobergjë të Deçanit janë gjetur dy mjete të dyshuara, të pashpërthyera.
Në vendet e ngjarjes kanë njësitet policore, ku të njëjtit kanë siguruar vendin, derisa të pranishëm aty kanë qenë njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i.
Në Dobroshec, njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar, derisa në Pobergjë, kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rastet janë iniciuar “Gjetje e mjetit të dyshuar”.