spot_img

Ademi për Mujën e Dakun: Nuk i kemi penguar, por shteti nuk duhet nënçmuar sepse u ndërtua me gjak

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në intervistën për “Metropol” me Xuxin në Radio Kosova ka folur edhe për dy futbollistët kosovarë që zgjodhën të përfaqësojnë Shqipërinë, ndonëse më parë ishin në fanellën e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk i pengojnë të largohen ata që e shohin interesin personal para atdhedashurisë, porse ka theksuar se nuk është aspak e ndershme nga askush ta nënçmojë shtetin e tij. “Mirlind Daku dhe Arbnor Muja kanë qenë pjesë e jona. Edhe tash kanë qenë të ftuar. Arbnorin e kemi vlerësuar edhe atëherë kur s’ka pasur klub, e kemi përkrahur në çdo masë. Ai pak e ka kthyer më të keq, nuk është dashur në këtë formë. Nuk mund të vendosësh kushte në ekipin kombëtar për të luajtur. Në kombëtare luan ai që e meriton dhe i përshtatet në situata të caktuara taktikës së trajnerit. Është nder ta kesh ëmblemën e kombëtares dhe duhet ta respektosh atë. Ne e kemi vetëm një Kosovë. Ne i angazhojmë vetëm futbollistët shqiptar, derisa kombëtaret e tjera kanë edhe popujt e tjerë i angazhojnë edhe tjerët. Të gjithë duhet ta dinë se guri i rëndë peshon në vend të vet. Por, nëse ti si futbollist dëshiron ta shohësh interesin tënd, atëherë vazhdo. Ne se kemi shqetësuar askënd. Të gjithë ata që e shohin primar interesin e vet – rruga e mbarë u qoftë. Por asnjëherë nuk bën të nënçmosh shtetin tënd, identitetin tonë”, ka theksuar Ademi.

Ai ka thënë se tani askujt nuk ka pse t’i vije marre kur del diku e të tregojë që është shqiptar i Kosovës, teksa theksoi se për këtë ëmblemë, për këtë shtet e për këtë kombëtare është derdhur shumë gjak.

“Me krenari duhet folur që je shqiptar dhe me krenari duhet mbrojtur ngjyrat e Kosovës. Kjo ngjyrë, kjo fanellë, kjo stemë është krijuar dhe dizajnuar nga shumë lufëtarë të cilët e kanë dhënë gjakun e tyre. Ky popull e ka dizajnuar këtë stemë e këtë fanellë. Prandaj, duhet pasur kujdes se si sillesh me Kosovën, e çfarë fol për Kosovën. Kanë qenë ushtarët e lirisë që ta kanë bërë të mundur të luash në stadiume e në këtë nivel të barabartë me pjesën tjetër të botës. E tash ti si futbollist duhesh të jesh ushtar i krenarisë, që ta bësh këtë popull krenar. Prandaj, duhet pasur kujdes në zgjedhje sepse e gjen fatin e shumë futbollistëve që kanë luajtur për vendet tjera dhe që janë larguar nga kombëtarja me një telefonatë dhe më nuk e është vlerësuar as për pesë pare. Apo vjen në pozicion që veç pak nëse të afrohet për nga cilësia një lojtar me origjinë i atij shteti ti më nuk je pjesë e ekipit. Kosova nuk ka ku të çon, Kosova i don të gjithë dhe nuk i harron asnjëherë. Kosova asnjëherë në aspektin e futbollit nuk do t’i harrojë njerëzit që kanë bërë mirë, kanë kobntribuar për futboll, por as ata që nuk kanë bërë mirë e s’kanë kontribuar për futboll. Nuk i harrojmë as për të keq as për të mirë”, është shprehur Ademi.

Ademi: Uroj që Shqipëria të kualifikohet

E duke folur për Kombëtaren e Shqipërisë, Ademi ka vlerësuar punën dhe organizimin e mirë që kanë bërë Kuqezinjtë. “Më vjen mirë që ju ka rikthyer publiku apo që është vetëdijesur se futbolli është një fuqi në shtet. Më vjen mirë që në ndeshjen e fundit me Moldavinë që e kam përcjellë në ‘Air Albania’ ka qenë një atmosferë madhështore dhe me ato këngë për Adem Jasharin që kanë qenë mjaft emocionuese edhe për mua. Sigurisht se besoj në forcën e Shqipërisë dhe në realizimin e ëndrrës së tyre për t’u kualifikuar”, ka thënë Ademi.
Ai tutje ka thënë se kualifikimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Evropianin që do të mbahet në Gjermani, do të ishte mirë edhe për vet UEFA-n dhe futbollin në përgjithësi.

“Jam i bindur se në çdo ndeshje të Kosovës dhe Shqipërisë në Evropian do të ishin shitur të gjitha biletat”, është shprehur ai.

Ademi: Ëndërr e projekt i yni ta kemi një selektor shqiptar

Ai tutje ka folur edhe për përzgjedhësin e Kombëtares, së Kosovës, teksa ka thënë se ‘ëndërr, dëshirë dhe projekt i federatës është ta kemi një trajner shqiptar, i cili është i kalibrit evropian me të gjitha licencat dhe përvojën e tij’.

“Dhe gjithsesi do të mundohemi ta realizojmë këtë. Por në futboll është momenti kur duhesh ta gjesh pjesën adekuate. Ne e kemi pasur Bernard Challandes, i cili ka pasur rezultatet më të mira deri më tash me kombëtaren tonë, 14 ndeshje pa humbje. Ai nuk ka pasur shumë emër, në anën tjetër e kemi pasur një emër botëror si Alain Giresse i cili nuk pati rezultate të tilla. Pra nuk do të thotë vetëm emri, por ai që mund ta njeh dhe mishërohet me ekipin. Thjesht neve na duhet një trajner punëtor. Për momentin e kemi Glihan dhe do të shohim si do t’i ecë deri në fund të kualifikimeve. Jemi të vetëdijshëm se niveli i futbollistëve është shumë i lartë”, ka sqaruar Ademi, transmeton.

Duke folur për largimin e tre pjesëtarëve nga stafi mjekësor, Ademi ka thënë se ndryshime mund të ketë çdoherë, por ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në ekipet kombëtare.

“Ka shumë futbollistë që kanë filluar me Kosovën e nuk janë më, ka po ashtu edhe shumë trajnerë. Mjekët janë një staf tjetër. I falënderojmë të gjithë ata që e kanë dhënë kontributin e tyre. Ka prej tyre që për arsye familjare nuk kanë mundur të bashkohen në këtë grumbullim, ka prej tyre që nuk iu ka përshtatur diçka. Mjekësia ka evoluar si vet futbolli. Ka njerëz të ri që janë specializuar dhe shkolluar që janë të nivelit evropian. E kemi një ekip fantastik. E kemi një grup të mjekve në të gjitha kategoritë dhe nuk e kemi asnjë problem. I falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në mjekësi e në kombëtare, e të cilët nuk janë më me ne. Por, në futboll gjithmonë ka lëvizje”, ka thënë Ademi.

Ademi: Nuk ka njeri në botë që më kontrollon, përveç Zotit dhe atyre që më kanë votuar

Në fund ai është shprehur i lumtur që tashmë të gjitha proceset që ishin kundër tij janë hedhur poshtë. “Më vjen keq që për interesa të veta disa njerëz rrënojnë gjithçka. Mund të mos ta duash Agim Ademin sepse s’ka nevojë me dasht të gjithë njerëzit ose unë të gjithë njerëzit. Por jam bashkëpunues me gjithsecilin. Më vjen mirë që më në fund përkundër shumë mundimeve të tyre nuk është gjetur asnjë vepër për mua për të cilat është shpifur, fatkeqësisht edhe nga njerëzit që kanë jetuar dhe u kanë dhënë bukë fëmijëve të tyre nga kjo federatë. Është shumë e ulët ta rikthesh më të keq ndaj institucionit tënd. Institucioni nuk është i Agim Ademit, s’është firmë private e imja kjo. Jam shumë i vetëdijshëm që jam njeri i votës. Përderisa t’i kem votat unë do të punoj kështu siç më përkrahin njerëzit e futbollit. Jam shumë i lumtur që klubet e kanë prekur suksesin. Unë jam gjithmonë me njerëzit e klubeve dhe u përgjigjem vetëm atyre. Nuk ka njeri tjetër në botë që më kontrollon përveç Zotit dhe atyre që ma kanë dhënë votën, sepse jam aty për futboll dhe për asgjë tjetër”, ka theksuar Ademi.

Ai ka thënë se falë punës së mirë që është bërë në federatë dhe klube është ngritur niveli i futbollit. “Kjo është ngritja e futbollit të Kosovës. Në shtetet sikur ne, përveç klubeve të mëdha që shkojnë në evente të mëdha, të shkosh dy herë radhazi në fazën e grupeve nuk është e lehtë. E përgëzoj Ballkanin që ka arritur këtë sukses dhe ne si federatë do të jemi gjithmonë në mbështetje të klubeve tona”, ka përfunduar Ademi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img