spot_img

Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

spot_img

Gjermania ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit dhe të përkushtohen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se rundi i ri i dialogut në nivel të lartë, i caktuar për 14 shtator, “vjen në një moment kritik”.

“Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Na duhet përkushtimi i plotë i të dyja palëve për shtensionim të plotë, për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për një demokraci pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani. Nuk duhet të ketë më lojëra për të fajësuar të tjerët. Hiqni pengesat për përparim. Është koha të veprohet në të mirë të të gjithëve”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Kosova dhe Serbia në shkurt në Bruksel arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ndërkaq, rundi i ri i dialogut vjen pas disa muajsh të tensioneve të larta në veri të Kosovës. Në të pritet të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq./REL

NGJARJE TË TJERA

spot_img