spot_img

UEFA njofton për hapje të procedurës disiplinore ndaj Rumanisë

spot_img

UEFA edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë

Rumania e mposhti Kosovën 2:0 në Bukuresht, por ndeshja u ndërpre në pjesën e parë për 50 minuta për shkak të mesazhit “Kosova është Serbi” të shpalosur nga huliganët e grupit rumun “Uniti sub tricolori”.

Hetimi i UEFA-s ishte i pashmangshëm pasi arbitri nga Franca, Willy Delajod dhe delegati i UEFA-s, paraqitën raportin në bazë të cilit Shtëpia Evropiane e Futbollit tashmë ka nisur hetimet. Federata e Futbollit të Rumanisë ngarkohet me pesë akuza.

Akuzat për të cilat ngarkohen rumunët janë: Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumania”), sjellje raciste, ndezje të fishekzjarrëve, hedhje të gjësendeve në fushë dhe bllokim të zonave të qasjes publike.

Është raportuar më herët se dy ndeshjet e ardhshme, Rumania t’i luajnë pa shikues.

NGJARJE TË TJERA

spot_img