spot_img

Mbi 20 biznese ofrojnë vende pune në panairin e punës për personat me aftësi të kufizuara

spot_img

Në Prishtinë është mbajtur Panairi i Punës për Personat me Aftësi të Kufizuara. Interesimi për të siguruar një vend pune ishte i madh, derisa dyert për punësime të reja hapen mbi 20 biznese vendore.

Ky është Bedri Kadria i cili tash e 4 vite është i papunë, kjo pasi vite më parë ai pësoi aksident trafiku.

Ndonëse vite më parë ai ishte i angazhuar si automekanik, tanimë për të, të pranueshme janë vetëm puna në ndonjë administratë.

Ndërkaq, 19-vjeçari Albion Salihi thotë se erdhi në këtë panair me shpresën që do të siguronte ndonjë vend pune, derisa bënë me dije se studimet nuk i vazhdoi kjo për shkak të paragjykimeve.
Për panairin në fjalë dëgjoi edhe Kadri Haniqi nga Ferizaj, me ç’rast edhe mori rrugën për në Prishtinë.

Panairi mblodhi dhjetëra biznese nga vendi, të cilët prezantuan programet e tyre për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

E një kompani tjetër mes disa ofertave për punë, po e ofron një pozitë mikpritjeje për klientët.

Në këtë panair, punë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara ofroi edhe kompania “Gjirafa”.

Panairi ishte i hapur nga ora 09:00 deri në orën 16:00, dhe gjithsej pjesëmarrëse ishin mbi 20 biznese nga vendi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img