Nën organizimin e Bordit të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit dhe mbështetjen e FFK-së, është mbajtur seminari i radhës për trajnerët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë. Në këtë seminar ka ligjëruar profesori i mirënjohur nga Italia, Ferretto Ferretti, instruktor i FIFA-s dhe UEFA-s si dhe ligjërues në Kovergjiano, derisa atij i ka asistuar profesor Astrit Maçi, drejtor i Qendrës së Edukimit në FSHF. Gjatë këtij seminari u ligjërua rreth përgatitjes fizike të futbollistëve. Ligjëruesi i këtij seminari, Ferreti u shpreh i lumtur që për herë të parë ndodhet në Kosovë dhe po e jep kontributin e tij në zhvillimin e mëtejmë të trajnerëve kosovarë. “Jam shumë i kënaqur që jam ftuar këtu. Është hera e parë që vij në Kosovë. Kam qenë shumë herë në Shqipëri, por për mua ka qenë shumë me rëndësi për të ardhur këtu, aq më shumë që po shoh se është një shtet që po modernizohet dhe po zhvillohet shumë. Shpresoj të jap kontribut tim për formimin e trajnerëve të federatës tuaj dhe jam krenar për këtë. Shumë prej tyre kanë qenë në ligjëratat e mia edhe në Shqipëri. Falënderoj presidentin e federatës dhe gjithë stafin që më kanë bërë ftesën për të qenë ligjërues në këtë seminar”, ka thënë Ferretti. Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë se seminare të tilla janë paraparë të mbahen nga dy deri në tri herë në vit. “E kemi pritur këtë moment dhe mendoj se është dita më e rëndësishme për trajnerët, sidomos rreth përgatitjes fizike, sepse sot e kemi ekspertin më të madh profesorin Ferretto Ferretti nga Italia, i cili gjithmonë e ka gërshetuar praktikën me teori, ngase ka qenë trajner për 25 vjet trajner në Serie A. E kemi parë të arsyeshme që ta kemi këtu një ligjërues të tillë, sidomos duke pasur parasysh futbollin e sotëm që po luhet me intensitet të lartë, për të fituar njohuri të jashtëzakonshme nga një ekspert të tillë. Pashë një interesim të jashtëzakonshëm tek trajnerët kosovarë që po e ndjekin këtë ligjëratë, e cila është shumë e dobishme”, ka thënë Sahiti. Ai ka falënderuar FFK-në dhe kreun e saj për mbështetjen maksimale në realizimin e seminareve të tilla. E trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka vlerësuar hap të qëlluar të Shoqatës dhe FFK-së organizimin e këtyre seminareve. “Mendoj se seminare të tilla janë të qëlluara dhe duhet të mbahen sa më shpesh, sepse futbolli dita – ditës po evoluon dhe njohurit dhe eksperiencat nga ligjërues të tilla do të na ndihmojnë shumë neve si trajnerë”, është shprehur Batatina. Falënderues ndaj Federatës dhe Shoqatës së Trajnerëve për realizimin e këtij seminari u shprehën edhe trajnerët e rinj, Muhamet Dragusha dhe Liridon Kukaj, të cilët vlerësuan maksimalisht ligjëratën e sotme të profesorit italian. Në fund të këtij seminari të gjithë trajnerët pjesëmarrës u pajisen me certifikata nga Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës.
U mbajt seminari për trajnerë me ligjëruesin e mirënjohur, Ferretto Ferretti