spot_img

Viktima i la tre fëmijë, me dorasin ishin kolegë pune mbi 10 vjet: Krejt çka dihet për vrasjen në Malishevë

spot_img

Një tjetër vrasje ka tronditur Kosovën. Tash, Avni Basha dyshohet të jetë vrarë nga kolegu i tij i punës, Isuf Zogaj. Nacionale sjell detaje për rastin tragjik.

Në afërsi të një pompe derivatesh, në rrugën Banjë-Bellanicë, në orën 07:00 të mëngjeist u krye një vrasje.

Dyshimet e para janë se në këtë rast tragjik janë të përfshirë dy persona të cilët kanë qenë koleg të punës. Isuf Zogaj dyshohet ta ketë vrarë me armë zjarri shokun e tij, Isuf Zogajn.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ekipi mjekësor i Emergjencës, konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

No description available.
“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, tha Elezaj.

Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar në stacion policor, ku është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit tashmë është dërguar në mbajtje.

Sipas dyshimeve të para, deri te rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth punës. Prokuroria pritet të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin.

Ekipi i Nacionales po qëndron në vendin e ngjarjes, prej ku ka mësuar se i dyshuari është 47 vjeçar.

Xhaxhai i viktimës në një deklaratë për media ka thënë se viktima dhe dorasi kanë qenë për kohë të gjatë duke punuar bashkë. Megjithatë, si ka ardhur deri te vrasja ai ka thënë se s’di asgjë.

“Për rasti nuk dijmë kurgjo, nuk na ka tregu kërkush. Jo nuk di se kam qenë në punë më kanë lajmëru, kamshkuar në Malishevë. Nuk e kam parë, e kanë dërguar trupin në Prishtinë”, tha xhaxhai i Avni Bashës.

“Me të ka punu shumë moti me qat vrasësin, shumë moti. Edhe unë atë person e njoh. Keq, nuk di që kanë pas najëherë. Edhe Avnia nuk ka thënë kurrë që mos është keq me dikënd se kish tregu te shtëpia. Me kanë keq nuk ish dalë, nuk ish shku në punë”, deklaroi më tutje.

“Djalë më të mirë zor u kanë me gjet, s’ka pas problem me njeri të gjallë. I ka lënë tre fëmijë. Dy bineq, edhe një më të vogël”, tha xhaxhai i viktimës.

Po ashtu, burime kanë bërë të ditur se viktima dhe i dyshuari kanë qenë kolegë punë.

No description available.
Pas aktit, i dyshuari ka shkuar në shtëpi ku ka njoftuar vëllain për vrasjen dhe citohet t’i ketë thënë “runi fëmijët”.

Nacionale ka qëndruar gjithashtu edhe te familja e vitkimës në fshatin Vraniq.

Sipas burimeve, i ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë.

Për disa orë me radhë trupi i viktimës ka qëndruar në vendin e ngjarjes, kjo derisa janë kryer të gjitha hetimet dhe ekzaminimet në vendin e ngjarjes.

Disa persona që e kanë njohur të ndjerin kanë deklaruar se ai ka qenë person punëtor dhe joproblematik.

Kosova në 9 muajt e fundit është tronditur nga dhjetëra vrasje, të cilat kanë ndodhur nga 1 janari i vitit 2023 deri më datën 20 shtator të të njëjtit vit.

Bazuar në të dhënat statistikore të Policisë së Kosovës, në Kosovë, për periudhën janar-shtator të këtij viti janë kryer 22 vrasje, ku 12 prej tyre janë cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Të dhënat e Policisë së Kosovës në raport me vrasjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë janë pothuajse të barabarta në raport me gjithë vitin 2022.

Për 12 muajt e vitit të kaluar në Kosovë janë kryer, gjithsej, 21 vrasje, kur 14 prej tyre janë konsideruar si “vrasje e rëndë”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img