spot_img

Eskobari përsëri e qartëson: Asociacioni nuk do të bëhet një Republikë Sërpska

spot_img

Gabriel Eskobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë sërish një intervistë relativisht të gjatë, kësaj radhe ai foli në Radio Evropën e Lirë.

Në këtë intervistë, pashmangshëm, Eskobari foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Eskobari vlerësoi se Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Serbe.

“E kemi thënë vazhdimisht se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës për funksionalizim, duhet të jenë në përputhje me Kodin e saj ligjor, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra, brenda kësaj, unë ende mendoj se ka një kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska.

Ne e kemi adresuar atë në mënyrë të përsëritur. Dhe, jam i zhgënjyer që ajo pikë bisede vazhdon të ngrihet – se kjo do të jetë Republika Sërpska. Nuk do të bëhet [një Republikë Sërpska]. Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe.” – tha Eskobari.

NGJARJE TË TJERA

spot_img