spot_img

Rashiç: Konflikti i armatosur në Banjskë ishte akt terrorist

spot_img

Minsitri i kthimit në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiç në një intervistë për gazetën “Nova” ka deklaruar se “Konflikti i armatosur në fshatin Banjskë, që u krye nga formacioni paramilitar është akt terrorist”, transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se xhirimi i publikuar nga manastiri në Banjsë beson se është autentik dhe i vërtetë ku shihet Milan Radoiçiç, ndërsa lidhur me mundësinë e kthimit të policëve serb që braktisën policinë gjasat janë shumë të vogla.

“Kurti sipas mendimit tim është intelektual dhe paqësor” ka thënë Rashiç për “Nova”.

Ndërsa në pyetjen sa është reale që KFOR të marr kontrollin dhe përkujdesjen për sigurinë në veri të Kosovës, që u kërkua nga Serbia, Rashiç theksoi se “mandati i KFOR-it është ruajtja e kufijve të jashtëm , ndërsa sa i përket sigurisë së brendshme nuk është reale që ushtarë të Finlandës, Turqisë ,. Suedisë apo Britanisë, mund të kuptojnë kush kujt i vodhi pulën apo nëse ka pas përleshje a është fajtor Pera a Gjura”.

Sipas tij “Prandaj për këto gjëra duhen institucione që njohin njerëzit dhe kjo është ajo që bënë policia. Mendoj se pothuajse është e pamundur që të pritet që KFOR të ruaj sigurinë e brendshme” tha Rashiç.

Këto janë vetëm disa nga qëndrimet e Rashiç në lidhje me situatën aktuale dhe rastin e Banjskës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img