spot_img

Departamenti amerikan i Shtetit: Kemi vërejtur disa tërheqje të forcave serbe nga kufiri me Kosovën

spot_img

Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel tha se e kanë monitoruar vendosjen e forcave serbe dhe artlerisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Patel u pyet në një konferencë për media nëse kanë verifikuar se Serbia i ka tërhequr trupat e saj nga atje, pasi zëdhënësi tjetër, Matthew Miller kishte thënë dje se s’kishin qenë në gjendje ta vërtetonin këtë.

“Ne kemi qenë mjaft të qartë për shqetësimet tona dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ciklin në rritje të tensioneve dhe dhunës sporadike në veri të Kosovës”, tha fillimisht Patel.

Ai tha se kanë vërejtur “disa tërheqje”.

“Ne kemi monitoruar një skenë të paprecedentë të artilerisë së avancuar serbe, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë, përgjatë kufirit me Kosovën. Dhe ne i kemi bërë thirrje Serbisë që t’i tërheqë forcat nga kufiri dhe t’i ulë tensionet gjithashtu. Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe materialeve përgjatë kufirit të Kosovës që nga 29 shtatori dhe presim që Serbia t’i vazhdojë hapat depërshkallëzues, duke përfshirë tërheqjen e vazhdueshme të forcave deri në ose nën normat historike”, tha ai.

Në Bruksel joformalisht po diskutohet vendosja e masave ndëshkuese ndaj Serbisë. Kështu tha të hënën kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pasi e priti në Zagreb kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

NGJARJE TË TJERA

spot_img