Dy tifozë që mbanin një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, tashmë janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë në OPAP Arena dhe janë përjashtuar nga stadiumi.
Pankarta e ngritur para ndeshjes së AEK-ut me Ajax-in dhe befasoi të gjithë, pasi Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe klubi me bazë në Athinë krenohet se si luajti një miqësore në Beograd në 1999.
Të dielën mediat greke kanë raportuar se AEK-u ka identifikuar dy tifozët përgjegjës për banerin dhe i ka dënuar me largim të përjetshëm nga stadiumi.
Kështu ndërkohë kanë shkruar edhe mediat në Kroaci dhe vende të tjera të regjionit.
Pas reagimeve në Serbi, AEK-u doli me njoftim për të distancuar klubin nga ky veprim
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe tifo-grupi, “Original 21”. /Lajmi.net/