spot_img

“Do t’i lidhim duart”, Presidentja Osmani përmend presionet që kishte lidhur me dekretimin e Kryeprokurorit

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmendur disa lloje të presioneve që i janë bërë asaj lidhur me çështjen e dekretimit të Kryeprokurit të Shtetit.

Osmani në një konferencë për media të martën ku njoftoi se nuk do të dekretojë Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit, për shkak të mos respektimit të procedurave kushtetuese, tha se të tilla a ka pas edhe nga Këshilli Prokurorial, siç e ka quajtur ajo “presion i paligjshëm dhe jo kushtetues dhe në kundërshtim me çdo praktikë të më hershme të komunikimit institucional”.

Osmani ka përmendur edhe presione tjera nga disa njerëz, që siç ka thënë ajo i kanë dërguar mesazhe se do t’i bëhet dosje e do t’ia lidhin duart.

“Ka pas edhe presione të tjera të paligjshme, njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do të lidhim duart etj. Por ata duhet ta dinë se në këto dy dekada që jam në politikë asnjëherë nuk kanë bërë punë e s’do të bëjnë as tani”, tha Osmani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img