Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli për pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.
Macron tha se çështja e vizave “është pezulluar nga ana e Francës”, ndërsa Rama tha se “do të ishte dramatike” për Kosovën që ta humbiste të drejtën e lëvizjes në BE, raporton Gazeta Express.
“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por s’ka qenë kurrë më mirë. Do të ishte dramatike të humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në Bashkimin Europian”, tha Rama.
“Dhe ndërkohë, të dyja palët kanë në tavolinë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhi Kosovës, më e mira e mundshme”, tha ai, duke shtuar se në të ardhmen mund të mos ketë oferta më të mira në tavolinë.