Nuk ka dhënë fitues përballja mes Bullgarisë U21 dhe Kosovës U21 e zhvilluar në Sofje në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Sfida u mbyll me rezultat 1:1 derisa për Kosovën autor i golit ishte Ardit Tahiri nga pika e bardh.
Kosova nga minuta e 81-të luajti me një lojtar më pak pasi Andi Hoti u ndëshkua me karton të kuq.
Dardanët e rinj ishin duke udhëhequr deri në minutën e 93-të kur pëson golin e barazimit.
Ky është barazimi i parë në këto kualifikime derisa kanë një fitore dhe dy humbje.