Pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë është hapur plotësisht sot për qarkullim, gati një muaj pasi ishte mbyllur.
Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, shkruan teve1.info
Kolona në hyrje dhe dalje nuk ka, si dhe pritjet janë 3-5 minuta.
Ndryshe, më 24 shtator, vendkalimet Bërnjak dhe Jarinjë u mbyllën plotësisht për qarkullim pasi rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në fshatin Banjskë.