Laboratorët e Qendrës së ujit në IKSHPK kanë bërë analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badovcit.
Sipas IKShPK-së, Bazuar në rezultatet laboratorike del se ka vlera të rritura të Manganit, raporton Klan Kosova.
IKSHPK apelon te qytetaret të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës.
Këto zona janë:
Qyteza e Gracanices, fshatrat e Gracanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave qe furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe te gjitha tjerat qe gravitojnë ne brezin Gracanice – Prishtine, pastaj Lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fsh. Preoc, Cagllavice, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha ne Matiçan” zonat ne drejtim te zonës industriale drejtimi per Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamise ne Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtesise, fshati ndërkombëtar, Mati rruga Muharrem Fejza me te gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet ne lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtine, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezerit Gervalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazt”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore ne Bregun e Diellit zonat Qender dhe zonat tjera afër Qendres Tregtare ne brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala
IKSHPK do të vazhdojë me monitorim të ujit për pije dhe përcjelljen e situatës në këto zona.
Bashkëveprimi i IKSHPK me KRU “Prishtina” është në vijimësi deri në normalizimin e vlerave referente.