spot_img

Vjosa Osmani në New York, nesër flet në KS të OKB-së përballë Bërnabiqit

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në Nju Jork, ku nesër mbrëma do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nesër Presidentja ndodhet në NY ku do të mbajë fjalim në KS OKB, prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

Osmani në këtë raportim periodik për zhvillimet në Kosovë, pritet të flasë për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, me fokus sulmin e 24 shtatorit në veri.

Presidenca tha se Osmani do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon e për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë.

Para mbledhjes së KS të OKB-së, Osm,ani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet raporti e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë që përfshin periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.

Në këtë mbledhje Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Bërnabiq.

NGJARJE TË TJERA

spot_img