Barcelona e ka prezantuar stadiumin e ri, i cili do të quhet “Spotify Camp Nou”, e që është vërtet “i çmendur”.
Stadiumi i ri i gjigantit katalunas do të ketë hapësirë prej 228 mijë metrash katrorë, ndërsa parashihet të ketë kapacitet prej 104 mijë ulësesh.
“Blaugrana” e kanë publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video, përmes së cilës e prezanton procedurën e konstruktimit dhe si do të duket stadiumi i ri, shkruan “Gazeta Express”.
“Stadiumi i ri Spotify Camp Nou do të jetë një çmenduri”, ka shkruar kampioni aktual spanjoll, i cili ua ka prezantuar stadiumin e së ardhmes plot 124 milionë ndjekësve të tij në Instagram.
A preview of the new Spotify Camp Nou 🏟️
(via @FCBarcelona)pic.twitter.com/XNQJ0h8vqC
— B/R Football (@brfootball) October 21, 2023
Stadiumi do të quhet Spotify Camp Nou si rezultat i marrëveshjes së klubit spanjoll me platformën e famshme të muzikës online.
Është hera e parë që stadiumi i Barcelonës do ta ketë një parashtesë të një marke komerciale.
Stadiumi i deritashëm quhej Camp Nou që nga viti 1957.
Barcelona ka njoftuar se stadiumi do të nisë të jetë në dispozicion të pjesshëm prej nëntorit 2023 me një kapacitet prej 65 mijë deri në 75 mijë spektatorësh.
E stadiumi do të jetë i gatshëm tërësisht në vitin 2026.