spot_img

Vrasja në “Bon Vivant”, prokuroria thërret gjithë të lënduarit të paraqiten në polici

spot_img

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime me 4 gusht 2023, në rastin ku një person ka mbetur i vrarë në lokalin “Bon Vivant” të paraqitën në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit ata duhet të paraqitën në afat brenda 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotësi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes këtij njoftimi publik, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë pësuar lëndime trupore (të dëmtuarve) në rastin e datës 4 gusht 2023, i cili rast ka ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, të paraqiten në Policinë e Kosovës-Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë apo në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe atë brenda afatit prej 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit të këtij njoftimi në media dhe në faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial, me qëllim të ndriçimit të këtij rasti në plotësi”, thuhet në njoftim.

Ndryshe më 4 gusht 2023, ndodhi një incident në lokalin “Bon Vivant”, si pasojë e të cilit humbi jetën K.R., 39-vjeçar.

Tre të dyshuarve në këtë rast Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit. Ndërsa, i dyshuari tjetër për përfshirje në këtë rast, Dukagjin Nikollaj, gjendet në arrati.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img