spot_img

Rama: Rruga “A” mund të vonohet, por do të bëhet

spot_img

Pas ndalimit të punimeve në rrugën “A” ku gjyqtarja që e ka marrë këtë vendim është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se rruga do të bëhet.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se vonesa mund të ketë në realizimin e kësaj rruge, por që do të bëhet për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet”.

“Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”, ka shkruar Rama.

I pari i Prishtinës, vendimin e Gjykatës Komerciale për t’i ndalë punimet në “Rrugën A”, e kishte konsideruar si një vendim që është i bazuar në interesa politike e grupe interesi, pasi që gjyqtarja që e ka marrë këtë vendim është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ai kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj.

Reagime të shumta për ndalimin e kësaj rruge kishte pasur edhe nga partitë opozitare nga ta sjellja në një rast të tillë tregon për një veprim të kontaminuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit./Albanianpost/

NGJARJE TË TJERA

spot_img