Kryeminstri Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të sotme që u zhvilluan në Bruksel. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Vuçiq ka refuzuar një ofertë gjeneroze të tij, derisa ka thënë gjithashtu se letra e propozuar nga ai nënkuptonte anulimin e tri parimeve të Marrëveshjes Bazë dhe propozimin e 21 tetorit.
“Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë në Kosovë është parësore, siç është mbajtja e Serbisë përgjegjëse. Kosova ka pranuar Marrëveshjen Bazë dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin e 21 tetorit.”, tha Kurti.
Propozimi i 21 tetorit në vete përmbante gjithashtu një “propozim modern evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se pavarësisht ofertës së tij, Serbia ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit.
“Pavarësisht ofertës sime, Serbia refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin e 21 tetorit. Përkundrazi, ajo kërkoi një letër anësore që do të anulonte 3 parime të Marrëveshjes Themelore, Aneksin dhe propozimin e 21 tetorit. Pranimi do të thotë nënshkrim, dhe nënshkrimi garanton pranimin dhe zbatimin.”, tha Kurti.