spot_img

Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, të organizuar nga kolegji UBT.

Kurti para të pranishmëve foli për cilësitë fundamentale të liderit që e definojnë një lider të mirë dhe të madh.

Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës, dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm.

“Ndërkaq, duke folur për cilësitë që e përcaktojnë një lider të madh, ai tha se ata definohen nga vullneti për të sakrifikuar interesin e tyre për një kauzë më të madhe. Pra, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal.

Si shembull të një lideri të mirë dhe të madh, kryeministri Kurti në fjalën e tij, veçoi presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Ai gjithashtu foli edhe për punën dhe kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes të cilët janë efektiv në mënyrë pragmatike dhe moralisht parimor.

NGJARJE TË TJERA

spot_img