Një person ka humbur jetën në Malishevë si pasojë e një vetaksidenti me traktor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka njoftuar se një tjetër është lënduar nga ky aksident.
“Rreth orës 14:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ngucat- Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një traktori dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi të dhe është vet-aksidentuar”.
Ai tha se i lënduari është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Për pasojë një person mashkull i moshës madhore ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër (po ashtu mashkull i moshës madhore) është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Elezaj.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.