Meteo Kosova ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje local në perëndim dheper jugëndim të vendit.
Sipas kësaj platforme meteorologjike, gjatë orëve tëpasdites dhe mbrëmjes pritet të arrijë një sistem frontal, ndonëse më i dobësuar, duke përfshirë edhe zonat e tjera të vendit.
“Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsamë intensive parashihen në perëndim dhe jugperëndim të vendit. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike”, thuhet në njoftim.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi prej 15-95 km/h. Po ashtu, parashihen dëme materiale në zona të caktuara.
Erëra me intensitet më të ulët priten në juglindje dhe lindje të vendit, ndërsa më të fuqishme në verilindje të vendit, sidomos në zonat malore.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, minimalet do të lëvizinprej 4 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.