spot_img

Greva e minatorëve të Trepçës besohet se shkaktoi dëme qindra mijëra euro

spot_img

Greva që zgjati 10 ditë nga minatorët e Trepçës, besohet se shkaktoi dëme qindra mijëra euro. Derisa grevistët nuk e shohin vetën fajtorë për këtë gjë, u.d i kryeshefit dhe anëtarët e bordit të kësaj ndërmarrje po heshtin.

Ishte gushti i këtij viti kur punëtorët e Trepçës hynë në grevë dyditore.

Reagimi i parë i menaxhmentit ishte që me këtë veprim po shkaktohet dëm financiar për kompaninë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani, vlerësonte se 40 mijë euro ishte dëmi që po shkaktohej për secilën ditë të kaluar në grevë.

Derisa, bojkoti i kaluar i punës zgjati dy ditë, ky i fundit zgjati shumë më gjatë.

10 ditë nuk u punua në minierën e Stantërgut dhe nëse përllogaritet me deklaratën e kryeshefit, i bie që kjo ndërmarrje humbi 400 mijë euro.

Por, grevistët për këtë nuk e shohin vetën fajtorë.

E në rast se greva do të zgjaste, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëronte një dëm edhe më të madh për Trepçën.

Thoshte se Qeveria nuk do ta jap kredinë 20 milionëshe për këtë kompani.

Se kush e merr përgjegjësinë për këtë humbje financiare për Trepçën, nuk po duan të flasin zyrtarët më të lartë të kësaj ndërmarrjeje.

As u.d. i kryeshefit e as anëtarët e bordit nuk janë përgjigjur në pyetjet e tëvë1.

Derisa, greva u ndërpre mesnatën mes të enjtes dhe të premtes pas negociatave disa orëshe me anëtarët e bordit.

Puna në këtë ndërmarrje i është kthyer normalitetit, ndonëse minatorët kanë paralajmëruar se në rast se nuk zbatohet marrëveshja, do t’i kthehen sërish grevës.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img