spot_img

Bërnjak/ Arrestohet një person, posedonte gjësende me mbishkrime që nxisin përçarje

spot_img

Një serb, shtetas i Malit të Zi është arrestuar nga Policia e Kosovës, për nxitje e përçarjes dhe mos durimit, të shtunën në Bërnjak.

Njësitë policore, gjatë kontrollit, të arrestuarit në veturën e tij i kanë gjetur dhe konfiskuar një tabelë metalike dhe një duks me mbishkrime.

Gjithashtu, të dyshuarit i kanë gjetur edhe mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, si dhe një uniformë ushtarake.

Në raportin ditor është bërë e ditur se në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të arrestuarit, i cili edhe ky ishte serb, shtetas i Malit të Zi.

Ndërkaq, policia thotë se të njëjtit pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“SPK Bërnjak / 04.11.2023 – 09:05. Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img