spot_img

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Vetëvendosjes për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

spot_img

Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshohet se ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka dhe Egzon Azemi, për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Aktakuza ka të bëjë në lidhje me komentet e tyre ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefkiu, në lidhje me ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Dejan Pantiq.

Po ashtu, aktakuzë është ngritur edhe ndaj dy personave të tjerë për të njëjtën vepër penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, pasi që të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit A.Sh dhe M.B. Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të njëjtit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img