Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti Vedat Muriqi kanë dalë me një sqarim për prononcimin që ky i fundit e ka dhënë për kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës, duke thënë se është keqkuptuar.
Sipas FFK-së, Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars para udhëtimit të Kosovës për në Tel Aviv, transmeton Klankosova.tv.
“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në pronocimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”, thuhet në komunikatë.
“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit”.
Ndryshe, Muriqi në një intervistë të dhënë për Klan Kosova, ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë izraelitë në Aeroportin e Prishtinës.