Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer bastisje në disa lokacione në veri të vendit, mëngjesin e sotëm.
Aksionin e ka konfirmuar zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.
“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani për Express.