spot_img

Rinisin punimet në ‘Rrugën A’

spot_img

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në kryeqytet.

Pas bllokimit të punimeve, sipas një vendimi të Gjykatës Komerciale, punimet në këtë rrugë kanë rifilluar, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Ai ka vlerësuar se bllokimi i punimeve ishte kryer përmes një urdhri politik.

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, tha Abdixhiku.

“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.
Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img