I arrestuar i tretë për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, prokuroja e rastit, Ervehe Gashi, e cila ka theksuar se nuk pasksur prova të mjaftueshme për të bë kërkesë për caktimin e masës s paraburgimit.
Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.
Kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.
Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë dhe një tjetër është lënduar.