Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes, raporton Gazeta Sinjali.
Leonardi në këto deklarime tregoi për dyshimet e para të tyre sa i përket përfshirjes së Naimit në vrasjen e Liridonës, duke thënë se ora orës vetëm sa rriteshin.
Ndër tjera ai mbrëmë rrëfeu edhe momentin prekës të takimit të tyre me dy fëmijët e viktimës pas momentit tragjik për ta.
“Mamin e harruam në veturë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.
“Mamin e harruam në veturë”/ Vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas ngjarjes tragjike
Leonardi po ashtu ka folur edhe lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Liridonës, duke treguar se si familje kanë vendosur që të njëjtit të qëndrojnë me familjen e babait të tyre derisa shteti suedez t’i marr nën kujdestari.
“Sa i përket fëmijëve, fëmijët kanë pasaporta suedeze, kanë vetëm një nënshtetësi-suedeze, pra sa të janë në Kosovë edhe te na, edhe te ata ku jetojnë atje. Ata i kanë te Naimi gjyshin, gjyshen, të gjithë. Ramë dakord me familje që më mirë të jetojnë me ata, sepse janë edhe të vendit aty. Sa të janë në Kosovë, ata të rrinë aty, pastaj pasi Suedia t’i merr, i merr nën kujdesin e vet. Domosdoshmërish Suedia i merr, se kanë pasaporta suedeze edhe nuk ia lënë askujt“, u shpreh ai.